KUKES- Në rrethin e Kukësit besimtarët myslimanë festuan sot festën e Fiter Bajramit. Kjo festë nisi që në orët e para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 6:23, me faljen e Fiter Bajramit. Në Xhaminë e Madhe të qytetit të Kukësit është mbajtur ceremonia kryesore e kësaj feste të besimtarëve myslimanë të Kukësit.
Myftiu i rrethit Islam Hoxha ka thënë se ky Bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë të gjithë besimtaret i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm. Fiter Bajrami është festa që pason muajin e shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët kanë agjëruar nga lindja deri në perëndim të diellit.
Besimtarë myslimanë në Shkodër festojnë Fiter Bajramin
Edhe besimtarët myslimanë të qytetit të Shkodrës kanë kremtuar faljen e namazit të Fiter Bajramit në xhamitë e metropolit verior. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e kësaj feste, nga xhamia e Parrucës ndërsa është ndalur tek rëndësia e festës së Fiter Bajramit.
Edhe Korça kremton Fiter Bajramin
Një muaj nga dita kur besimtarët myslimanë nisën agjërimin e tyre ata kanë nisur festimet për ditën e Fiter Bajramit. Festa ka nisur në orën 6:30 të mëngjesit, kur në ambientet e Xhamisë së Re në Korçë qindra besimtarë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Namazit dhe për të uruar simbolikisht paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Bajrami i madh është një prej festave më të rëndësishme të kalendarit mysliman. Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës.
Besimtarët fierakë kremtojnë Fiter Bajramin
Besimtarët myslimanë fierakë festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Kjo festë nisi që në orët e para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 6:23, me faljen e Fiter Bajramit, falje e cila u krye në ambientet e Xhamisë Fier. Qindra besimtarë morën pjesë në këtë ceremoni, ndërsa janë përshëndetur fillimisht nga myftiu i Fierit Karafil Mane. Ai apeloi për më shumë dashuri, respekt dhe tolerancë mes njerëzve.
Mesazhin islam dhe procesin e faljes e paraqiti imami Pëllumb Bajrami. Ky i fundit iu beri thirrje besimtarëve dhe qytetarëve të respektojnë kërkesat e fesë islame dhe të librit të shenjtë të Kuranit, duke dashur dhe respektuar jetën.
Falja e namazit në sheshin para bashkisë Lushnjë
Besimtarët myslimanë lushnjare kanë falur sot në mëngjes herët namazin e Fiter Bajramit. Ndryshe nga vitet e tjera risi për këtë vit në Lushnjë ishte se namazi i orës 06:23 minuta u fal në sheshin kryesor të qytetit, para bashkisë. Institucioni i pushtetit vendor ishte kujdesur që mbrëmjen e djeshme për të pastruar dhe disinfektuar sheshin në mënyrë që sot në mëngjes herët të ishte gjithçka gati. Riti i Namazit të Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu i Lueshnjës Tomor Boriçi.
Më pas, gjatë paradites institucionin e xhamisë se Myftinisë Lushnjë e vizituan për të përcjellë urimet e tyre për këtë ditë kaq të madhe për myslimanët edhe drejtuesit e pushtetit vendor, si kryetari i bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, si dhe prefekti i Lushnjës Ilir Dervishi dhe të tjerë drejtues vendorë.
Fiter Bajrami në Berat, festa që bashkon politikën dhe sektet fetare
Festa e Fiter Bajramit në qytetin e Beratit ka mbledhur sot përfaqësues të sekteve fetare, pushtetarë lokalë dhe qytetarë. Ritet e kësaj dite të shenjtë për besimtarët mysliman pasi janë kryer në xhamitë e qytetit, kanë vijuar me vizitat që Myftinia e qytetit ka pritur pranë ambienteve të medresesë së këtij qyteti. Myftiu i Beratit, Mrat Dura, drejtues së Medresesë, kanë pritur urime të shumta nga përfaqësues së feve të tjera, gjë që dëshmon harmoninë fetare në këtë qytet, pushtetarë lokalë dhe deputetë. Deputeti i PD-së në këtë Qark Astrit Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i sapozgjedhur i degës, Gazmend Hazizi, si dhe drejtues të tjerë strukturash ishte i pari që uroi Myftiun e Beratit dhe nëpërmjet tij gjithë besimtarët.
Më pas kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi, i shoqëruar nga stafi i bashkisë dhe kryetar rajonesh mbërriti në Medrese dhe përcolli me anë të një mesazhi bashkëpunimi jo vetëm besimtarët.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com