Besimtarët muslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërim e sakrifice, besimtarët kanë kryer faljen e Fiter Bajramit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kjo falje u drejtua nga Imami i Xhamisë së Qabes, Salih bin Muhamed Talib, një ndër xhamitë më të famshme në botë. Falja nisi në orën 06:00 të mëngjesit.
Imami i Xhamisë së Qabes iu drejtua besimtarëve me një fjalim, ku u kërkoi që të respektojnë njëri-tjetrin. Ai iu tha besimtarëve se një musliman i mirë, është ai që respekton gruan dhe ai që punon për familjen dhe të afërmit e tij.
Ndërsa kreu i Komunitetit Musliman Skënder Bruçaj u shpreh se, të gjithë jemi të barabartë përpara krijuesit.
“Uroj përzemërsisht gëzuar Fiter Bajramin, ditën e shpërblimit, ditën e harmonisë shpirtërore, vëllazërisë dhe afrimit me njëri-tjetrin. Sot po përcjellim muajin bekuar të Ramazanit me shpresën së, Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të na ketë pranuar lutjet, adhurimin dhe sakrificën tonë” tha Bruçaj.
Kreu i Myftinisë së Tiranës Ylli Gurra tha se Allahu e ka pranuar sakrificën e besimtarëve.
Në faljen e mëngjesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ishin të pranishëm, politikanë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare si Baba Mondi etj. Në këtë falje nuk mungoi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj.
Bajrami i madh është një prej festave më të rëndësishme të kalendarit mysliman.
Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës.
Stafi i Report TV dhe Shqiptarja.com uron të gjithë besimtarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë Gëzuar Fiter Bajramin dhe Allahu pranoftë sakrificën dhe të gjitha lutjet tuaja!

Pamje nga lart të faljes së Fiter Bajramit në Tiranë, publikuar nga Alket Islami
10:00 Fiter Bajrami në Fushë Krujë, falja u mbajt nga imami i xhamisë Ledion Cikalleshi
Pas një muaj argjërimi e sakrifice edhe në Fushë Krujë, qindra besimtarë musliman janë falur në xhaminë e madhe në qendër të qytetit. Falja është drejtuar nga imami i xhamisë së Fushë Krujës Ledion Cikalleshi. Pas faljes së Namazit besimtarët kanë uruar njëri tjetrin e për të vazhduar me festën tradicionale në familje.
09: 35 Fiter Bajrami në Vlorë, qindra besimtarë në dy xhamitë kryesore të qytetit
Qindra besimtarë myslimanë kanë festuar mëngjesin e sotëm Fiter Bajramin. Besimtarët kanë kryer faljen e Namazit në dy xhamitë kryesore në qytetin e Vlorës, në xhaminë e Plumbit dhe në xhaminë e Kuqe. Pas faljes së Namazit, besimtarët kanë uruar njeri tjetrin për një vit të begatë dhe plot harmoni.
09:23 Fiter Bajrami në Kukës, myftiu Islam Hoxha: Bajrami, vjen pas një sakrifice të madhe të besimtarëve
Besimtarët myslimanë të Kukësit kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit. Kjo festë nisi që në orët e para të mëngjesit, me faljen e Fiter Bajramit, falje e cila u krye në ambientet e dy xhamive të qytetit të qytetit dhe fshatrave, ndërsa janë përshëndetur nga myftiu i Kukësit,Islam Hoxha. Myftiu Hoxha ka thënë se ky Bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë të gjithë besimtarët i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm.
Festa e Fiter Bajramit në qytetin e Kukësit ka vijuar me vizitat që Myftinia e rrethit ka pritur pranë ambienteve të Myftinisë. Myftiu Islam Hoxha, ka pritur urime nga pushtetarë lokalë dhe partive politike .
09:00 Fiter Bajrami në Durrës, Imami Ervin Qylafi: Më shumë dashuri dhe mirëkuptim për njëri tjetrin
Besimtarët myslimanë në qytetin e Durrësit kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurime. Falja e Namazit u mbajt në xhaminë e madhe në qendër të qytetit bregdetar. Fjala e hapjes është mbajtur nga Imami Ervin Qylafi i cili bëri thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim për njëri tjetrin. Paqja dhe harmonia, kontributi ndaj atdheut, ndihma ndaj njerëzve në nevojë duhet të jenë parimet e kujtdo e veçanërisht të besimtarëve myslimanë është shprehur Imami.

08:27 Fiter Bajrami në Elbasan, myftiu Agim Duka: Aktet terroriste vepra të mendjeve të sëmura
Me mijëra besimtarë kanë falur Bajramin në qendër të qytetit të Elbasanit. Rreth orës 6: 00 kanë qenë të pranishëm në shesh besimtarë dhe imamë të xhamive duke nisur kështu ditën e shënuar me faljen për të vazhduar me festën tradicionale në familje.
Fjala e hapjes është mbajtur nga myftiu Agim Duka. Duke e cilësuar agjërimin një prej shtyllave kryesore të besimit, myftiu Duka theksoi se ky muaj ka qenë muaj lutjesh për besimtarët në të gjithë botën për integritetin fizik dhe shpirtëror si dhe për të gjithë viktimat e akteve terroriste. Ai ka bërë thirrje për distancim nga ekstremizmi i dhunshëm duke i quajtur aktet terroriste vepra të mendjeve të sëmura.
Falja e Bajramit është bërë në sheshin kryesore ku është vënë re prania edhe të shumë femrave.
/Shqiptarja.com