Në urimin për festën e Fitër Bajramit, Ministria e Jashtme ka fokusuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një vlerë jo të rastësishme, por si trashëgimi e krenari. Institucioni nënvizon rëndësinë e kësaj dite të shenjtë si një moment reflektimi, faljeje dhe afrimi mes njerëzve.

“Në këtë Ditë të Bajramit të Madh, urojmë që paqja, harmonia dhe mirësia të mbushin zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ndodhen, në Shqipëri dhe Diasporë. Bajrami nuk është vetëm një festë, por një ndjenjë tek e cila urimet e përzemërta zëvendësojnë heshtjet dhe falja bëhet forcë.

Shqipëria i ka mësuar botës diçka të rrallë: se si njerëzit e feve dhe traditave të ndryshme mund të ulen bashkë, të ndajnë bukën, të gëzohen njëri për tjetrin. Kjo nuk është rastësi – është trashëgimi. Është krenari.

Sot, në këtë ditë të shenjtë, le të kujtojmë se çdo buzëqeshje që japim është një dhuratë. Çdo fjalë e mirë – një urë. Çdo falje – një fillim i ri.

Gëzuar Bajramin e Madh!”, thuhet në postim.


Lajmi kryesor:

Muaji i sakrificës përfundon me festën e Fitër Bajramit, politika dhe ndërkombëtarët urojnë besimtarët myslimanë