Festa e kualifikimit të Shqipërisë
në Francë nis me 1 minutë heshtje

Festa e kualifikimit të Shqipërisë<br />në Francë nis me 1 minutë heshtje
Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka nisur ceremoninë e pritjes për festën me rastin e kualifikimit në Kampionatit Europian të Futbollit me një minutë heshtje në nderim viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist në Paris. Të pranishëm ka qenë Presidenti Nishani, kryeministri Rama, por edhe ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi. Kryeministri Rama ka përkthyer edhe fjalën e Dukës për ambasadorin francez që ishte i pranishëm në pritjen organizuar nga FSHF.

Presidenti Duka theksoi se nuk jemi vetëm shqiptarë, por edhe qytetarë francezë në këtë moment, të cilët u goditën nga masakra. “Terrorizmi që goditi Parisin synon të fusë panik në jetën tonë dhe të vërë në pikëpyetje gjithçka që është normale në mënyrën tonë të jetesës. Sonte jemi lidhur dyfish me Francën, për arsyen që kanë të gjithë, por dhe për arsyen se në Francë vijon rruga jonë”tha Duka.

Më pas presidenti zbuloi edhe organizimin për tifozët në Francë për kampionatin Europian të Francës.

“Ne do të ndërtojmë në Francë një shtëpi për tifozët kuqezi, ku mund të mblidhen, të ndjekin ndeshjet dhe do të kenë mundësinë edhe për t’u takuar me idhujt e tyre”. Përsa i përket objektivave, kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi misioni ynë nuk ka përfunduar këtu.

“Kombëtarja nuk do të mjaftohet vetëm me kualifikimin në fazën finale por do t’ju dhurojë në europian të tjera emocione dhe surpriza për të treguar vlerat e futbollit shqiptar”përfundoi Duka.  Në mbrëmjen gala ka folur edhe trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi.

Tekniku i njohur italian, por tashmë edhe me pasaportë shqiptare në fjalën e tij është ndalur te suksesi i arritur me kuqezinjtë, ndërsa për meritat për kualifikimin në Francë përdor një shprehje të njohur shqiptare të heroit kombëtar, Skënderbeu kur u kthye nga Turqia.

“Unë do t’i referohem një personazhi të Mesjetës, Skënderbeut. Si italo-shqiptar e gjej kudo, në sheshin Albania në Romë edhe këtu. Ndryshe nga Skënderbeu ne nuk jemi heronj, jemi tokësorë, por në lidhje për cështjen se kush ka më shumë merita unë do ti referohem fakteve historike për të, kur ai ju drejtua popullit pas një fitoreje.

‘Lirinë nuk e solla unë’, fitoren nuk e solla unë, atë e gjeta këtu mes jush, e gjeta në shpirtin shqiptar dhe krenarinë tuaj. Sukses ishte fryt i bashkimit kombëtar të trojeve në Kombëtare”tha trajneri duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.
nishani
(Në foto: Presidenti Nishani dhe Meta duke ngushëlluar ambasadorin francez, Fitoussi gjatë mbrëmjes gala)

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja

foto nata gala kombetarja





d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën