Festa e Kurban Bajramit dhe pushime në Shqipëri/ Fluks në doganën e Morinës e Kapshticës (VIDEO)

Festa e Kurban Bajramit ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Morinës që në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Si rrallë herë mijëra qytetarë të Kosovës, kanë zgjedhur këtë vit që festën e Kurban Bajramit, ta kalojnë në bregdetin shqiptar, por edhe për të pushuar në destinacionet e tyre të preferuara.

Duke u ndalur te shifrat, bëhet e ditur se që nga ora 05:00 e mëngjesit të kësaj të shtunë kanë hyrë 2463 mjete me 12486 shtetas.

Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinës ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë. Ndryshe nga Morina, që operon me procedurë të përshpejtuar, dogana e Kosovës, po punon me procedurë standarde të  verifikimit të dokumenteve, duke sjellë në jo pak raste vonesa dhe radhë të gjata, sidomos gjatë mbrëmjes, kohë e kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.

Po kështu edhe në Kapshticë vetëm ditën e djeshme kanë hyrë 6209 dhe kanë dalë 3297 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 4251 dhe kanë dalë 3697 shtetas të huaj e shqiptarë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/08/2019 12:30

    Gjynof kafshët e shkreta do therren n Tomorr! Dilni dhe mos i lejoni barbarët ti ngjiten Tomorrit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët