1764320442_ambasadaamerikane.jpg

Ambasada e SHBA ka ndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për të uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Rubio më herët përmendi partneritetin e fortë mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurtë dhe të begatë.

Postimi i plotë i ambasadës:

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.

Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj domethënës në sigurinë kibernetike.

Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë." - Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Politika uron 113 vite shtet, Rama: Gëzuar Pavarësinë! Trump-Begajt: Urime popullit shqiptar! Mesazhe edhe nga Kosova, BE e NATO