Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)

Teksa sot u mbajtën festime për Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin 1912, krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë qenë paradite në Vlorë.

I pranishëm për të festuar ngritjen e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe nga çfarë është përfolur në media apo analistë të ndryshëm se marrëdhëniet mes dy kryeministrave janë “të ftohta”, dy liderët u panë sot në qytetin bregdetar afër njëri-tjetrit dhe të qeshur, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Bajram Begaj dhe autoritete të tjera zyrtare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin social Facebook, ku shihen momente të veçanta nga festimet sot në Vlorë dhe mes tyre shfaqet dhe homologu Albin Kurti.

Dhe pamjet tregojnë të kundërtën e asaj çfarë është aluduar prej kohësh.

Rama dhe Kurti shihen duke qeshur në një nga kafet e Vlorës, ndërkohë që edhe gjatë nderimeve shtetërore qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

Edi Rama e ka prezantuar atë me qytetarë të ndryshëm mes turmës së madhe që kishte dalë në sheshin e Flamurit për të ndjekur nga afër festimet dhe më pas e ka ulur në krye të tryezës, ku qëndronte presidenti Bajram Begaj dhe të tjerë përfaqësues të dy shteteve tona.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet