Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit! Kremtimi i madh për përmbylljen e 13 të martave të shenjta (VIDEO)
12 dhe 13 qershori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’iu plotësuar dëshirat.
12 dhe 13 qershori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’iu plotësuar dëshirat.
Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure mijëra pelegrinë i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festen e Shna Ndout.
Të shumtë janë ata që e kalojnë natën në kishën e Laçit, ndërsa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie dhe shërbimi shëndetësor.
Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal.
Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Dyndje qytetarësh drejt kishës së Shna Ndout, ‘bllokohet’ Laçi, radhë kilometrike automjetesh
Kjo e mërkurë përkon me mbylljen e pelegrinazhit 13 javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra qytetarë iajnë drejtuar vendit të Shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.
Kjo ka bërë që të ketë trafik të rënduar dhe radhë kilometrike mjetesh në Laç.
Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie dhe shërbimi shëndetësor.
Pelegrinazhi i shenjtë ka filluar në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor, që është dhe festa kulmore.