Data 11 tetor  2015 do të mbahet mend nga të gjithë për vetë faktin e thjeshtë se u shënua historian e futbollit shqiptar. Shqipëria drejt Francës në kompeticionin më të madh Europian në futboll. Detyrimisht të gjithë festojnë. Edhe pse në Armeninë e largët ishte një festë e madhe për kombëtaren dhe për shqiptarët në të gjithë qytetet e vendit.

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka festuar nga përfundimi i takimit me Armeninë, në fushë, dhomat e zhveshjes si edhe gjatë rrugës me autobus drejt aeroportit. Në këtë video të postuar në rrjetet sociale tregohen momentet e festimit në autobus ku lojtarët këndojnë “Xhamadani vija vija”.

Edhe tranjeri tashmë zyrtarisht shqiptar duket se po respekton traditën e këngës popullore këndon dhe hedh valle shqiptare







kombetarja te reja

kombetarja te reja

festa e de biasit
 
Shqiptarët nuk i ndal as shiu/ Festa ne Tirane
Tashmë shqiptarët nuk i ndal më askush. Ata kanë siguruar një biletë për në Francë. Pavarësisht shiut të madh që ka pushtuar vendin, me qindra tifozë të kombëtares kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të festuar.

Qindra qytetarë kanë dalë në qendër të kryeqytetit për të festuar kualifikimin e arritur për në “Euro 2016”. Shiu nuk i ka penguar sportdashësit që të dalin me flamur në duar për të festuar realizimin e ëndrrës së shumë viteve. Kjo është hera e pare pas 85 vitesh histori futbolli  që Shqipëria kualifikohet në një Kampionat Evropian.