Atmosfera e festave të fundvitit i ka përfshirë të gjithë, por fëmijët janë ata që e përjetojnë më shumë. Aktivitete të shumta nga të vegjlit, i japin akoma më shumë ngjyra krishtlindjeve dhe vitit të ri. Aktiviteti më i fundit, ishte një shfaqje në teatrin eksperimental, ku dhjetëra fëmijë performuan pjesë të ndryshme vallesh nga të gjitha trevat.
Pas shfaqjes që zgjati rreth dy ore, fëmijët u shprehën mjaft të entuziazmuar. Disa prej tyre e kanë ëndërr të merren me balet, të tjerë thotë se e kanë thjesht një hobi.
“Shumë bukur shfaqja, pata pak emocione në fillim, pastaj më ikën. Shumë mirë kalova, pata emocione, kur të rritem do të bëhem balerinë. Quhem Dea dhe u ndjeva shumë e emocionuar. U argëtuam shumë. Unë e kam thjesht si hobi baletin”, shprehen fëmijët.
Koreografi Glodian Ymeraj tregon se të punosh me këta fëmijë është e bukur dhe e vështirë njëkohësisht. Ai e ka një mesazh për të gjithë prindërit.
"Tani të punosh me këta fëmijë e dimë që të gjithë se është e vështirë, por duke qënë pasioni dhe dashuria për artin kjo punë bëhet dhe më e lehtë. Fëmijët vijnë me kënaqësi për të mësuar dhe unë nga ana ime jam tepër kërkues për të mirën e tyre. Bëjini fëmijët tuaj të lumtur, përkushtojuni atyre, jepuni kohë fëmijëve tuaj sepse një ditë do tua shpërblejnë, një ditë do të bëhen artistë, yjet e së ardhmes", shprehet Ymeraj.
Në fund, fëmijët përcjellin një urim nga kamera e Report Tv për të gjithë publikun.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO