Lezha ka çelur siparin e festimeve për festat e fundvitit. Iniciativa e një grupi të rinjsh ka sjellë diçka ndryshe në këtë qytet. Sheshi kryesor është zbukuruar në një mënyre krejt të veçantë, me shtëpiza prej druri dhe zbukurime të shumëllojshme. Festa N’lis është slogani i nismës për organizmin e promovimeve të prodhimeve vendore në Lezhë.
Në shtëpizat prej druri janë vendosur prodhuesit lezhjanë nga të gjitha zonat, për të tregtuar produktet e tyre. Iniciatori kryesor i kësaj nisme Altin Prenga, thotë se ky organizim ka si qëllim promovimin e produkteve të rajonit të Lezhës.
Ky organizim i ka përmbushur maksimalisht pritshmeritë e qytetareve, të cilët e vlerësojnë këtë festë, si diçka të veçantë për Lezhën. "Festa n’Lis" ka startuar mbrëmjen e së mërkurës e do të vijojë deri në natën e ndërrimit të viteve, kjo si një mënyre që qytetaret lezhjan ti shijojnë maksimalisht festat e fundvitit.
Po ai palla Pse e kap djathin me duar te pa lara apo sesht faj atij Por ktij shicit qe sperdor doreza plastike ose mos ti leje ta prekin fare
Përgjigju