Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

Muzikë elektro me ritëm të fortë, kërcime të shfrenuara, alkool e deri tek konsumi i lëndëve narkotike. Të apasionuarit pas muzikës elektro këtë herë po festojnë në Vlorë, të pa shqetësuar nga askush as nga autoritetet.

‘Teknofestival’, që po zhvillohet në afërsi të plazhit të Delisufit , Njësia Administrative Novoselë Bashkia Vlorë, ka mbledhur qindra të rijnë nga të ardhur nga Italia , Franca, Gjermania, Çekia por edhe shqiptarë.

Me një skenë të ngritur me bokse të mëdha muzike, në një fshat në dukje të ndërtuar vetëm me kampera, e figura të frikshme, të rijnë nga shumë shtete, festuan si të çmendur larg syrit të njerëzve.

Mediat nuk lejohen, në një festë si kjo kamerat janë të tepërta. Të rinjtë nga shumë shtete u organizuan përmes rrjeteve sociale, ndërsa detaje mbi këtë festival janë të rezervuar të japin.

“Unë jam nga Franca. Kam qenë në Shqipëri për dy javë për pushime, por pash në internet këtë festival dhe vendosa të ndaloja. Do ketë muzikë elektro, që më pëlqen shumë. E pash në internet “AlbaniaTECH’”, u shpreh një pjesëmarrëse nga Franca.

Të gjithë thonë se kanë ardhur për të festuar nën tingujt e muzikës elektro.

'Është hera tretë që vij në Shqipëri, ishte hera e parë në Vlorë. Këtë festë e kemi bërë edhe në shtete të tjera. Është muzikë e bukur, njerëz të mirë”.- tha një prej tyre.

“Vij nga Italia, mami babi janë nga Shqipëri, jetoj në Parma studioj për filozofi. Shumica janë italian, ata na organizuan. Këtu do të ketë muzikë, me ritëm të fortë, energjike”.- u shpreh një prej tyre.

“Unë jam nga Gjermania. Ishim në plazh, që ishte shumë fantastik. Për këtu e morëm vesh nga shoqëria”.- tha një tjetër.

“Jam nga Spanja, është hera pare këtu”.- u shpreh një tjetër.

“Është hera pare qe vij këtu. Po e shijoj shumë. U bë 4 ditë këtu, dhe do qëndrojmë prapë dhe më pas do ikim ne Gjermani. Po kënaqim shumë, me parë kemi qenë në Durrës. Për festivalin e morëm vesh nga shoqëria, është perfekt do të ketë muzikë elektro, dhe unë e pëlqej shumë”.- tha një prej tyre.

Report Tv ka mundur të futet ne festën e organizuar prej tyre duke marrë dhe pamje nga festa e çmendur me alkool e lëndë narkotike.

Jashtë kamerave ata thonë se nuk është hera e parë që organizojnë dhe se kanë qenë në disa vende të botës madje dhe në Vlorë ne zonën e Portonovës. Festa të kësaj natyre janë bërë edhe në Vilë Bashtovë, në tunelin e Baldushkut apo në Kavajë në mes të pandemisë COVID-19.

Mbi 100 kampera të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës si dhe shume të tjerë që pritet të mbërrijnë do të qëndrojnë për disa dite në zonën plazhin e Delisufit, një zone larg qendrave të banuara dhe rreth 40 km larg qytetit të Vlorës.

 

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 01/09/2024 11:06

    Kto jam llumi i proletariatit do thonin nje here e nje kohe.dhe ne fakt tani qe e mendoj se kishin keq

    Përgjigju
  • Emigrant: 01/09/2024 10:54

    Erdhe te dhjesin te shurosin ta mbushin plazhin me plehra e shiringa heroine dhe do ikin... Rrobt ne pidh te majte dhe te djathte qe zbrazet shqiperine per ta mbushur me kurvat dhe mutin e europes.

    Përgjigju
  • Or teeejjj: 01/09/2024 10:36

    Kur e pi Lideri Suprem ca problemi ka qe e pine ca te huaj or tej

    Përgjigju
  • AltinTop: 01/09/2024 10:27

    Ne gjith boten ndodh kjo, problemi eshte se ne shqiperi e pine dhe politikanet tane…kjo ben diferencen.

    Përgjigju
  • Nari: 01/09/2024 10:23

    U bere xheloz ti se ste ftuan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Bregun Perëndimor, vriten 3 agjentë izraelitë

Sulmi në Bregun Perëndimor, vriten 3 agjentë izraelitë