Festat. AK: Të gjithë shqiptarët
nesër në sheshin e flamurit

Festat. AK: Të gjithë shqiptarët<br />nesër në sheshin e flamurit
Aleanca “Kuq e Zi” i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen nesër në orën 11:00 në sheshin e Flamurit në Vlorë për festimet me rastin e ditës së çlirimit dhe të pavarësisë.

Përmes një prononcimi për mediat, përfaqësuesit e AK kanë theksuar se mijëra persona nga gjithë trevat shqiptare kanë njoftuar deri më tani pjesëmarrjen në këtë tubim të rëndësishëm.

“Të mblidhemi të gjithë bashkë nën simbolin dhe ngjyrat kuq e zi. Prej dekadash shqiptarët festojnë të ndarë. Ky është rasti që shqiptarët të ngrenë në maksimum vlerat kombëtare” kanë theksuar përfaqësuesit e AK-së.
Aleanca “Kuq e Zi” është shprehur kundër ndarjes politike të festave të nëntorit duke theksuar se ato janë të kombit dhe jo të partive.

“Të festojmë pavarësinë të ndarë nga ndasitë politike. Të mblidhemi në Vlorë të gjithë kuqezinjtë. Nga 28 nëntori do të nisë fushata e re e sensibilizimit” thekson AK ndërsa u ka bërë thirrje çdo shqiptari që më datën 28 nëntor të vendosë në dritaren e tij një flamur.

Përfaqësuesit e alencës kanë deklaruar se sheshi i Flamurit në Vlorë do të mbulohet nga flamuri kuq e zi gjigand i cili më pas do të rrugëtojë drejt Prishtinës për t`i zhvendosur atje festimet për ditën e pavarësisë dhe të çlirimit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS