Festat e 28-29 nëntorit, Kuvendi hap dyer për qytetarët shqiptarë

Festat e 28-29 nëntorit, Kuvendi hap dyer për qytetarët shqiptarë

Salla e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert nesër dhe pasnesër për t’u vizituar nga qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm. Salla e seancave plenare do të hapet më 28-29 nëntor dhe do të shpërndahen çanta falas, t-shirt dhe stilolapse me thirrje sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë vijon traditën e organizimit të “Dyerve të Hapura” më datat 28 dhe 29 nëntor 2018. 

Salla e Seancave plenare, më datë 28 nëntor 2017, në orarin 10:00 – 15:00 dhe më datë 29 nëntor 2017, në orarin 17:00-19:00, do të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj. 

Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese.

Përgjatë dy ditëve, dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët, të cilët mund të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK