Festat e fundvitit, Bashkia Roskovec aktivitete

Bashkia e Roskovecit ka uruar qytetarët me rastin e festave të fund vitit me një festë të madhe në qendër të qytetit.
 
Mijëra qytetar të kësaj bashkie për rreth dy orë kanë ndjekur pas fjalimeve të rastit një koncert të madh festiv me këngë dhe valle popullore nga treva e myzeqesë dhe e çamërisë nga grupi i njohur këngës myzeqare si dhe pjesë me violin nga familja e dëgjuar Qerimi.
 
Kryetarja e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi ka përshëndetur dhe uruar qytetarët e saj me rastin e festave të fund vitit duke vënë theksin se çfarë investimesh janë bërë në këto pesë muaj dhe tjera që do të pasohen për vitin 2016 në bashkinë e madhe të Roskovecit.
 
Në këtë aktivitet të madh ku mernin pjesë deputetë të zonës dhe të ftuar të tjerë nga pushteti vendor janë ndarë stimuj nxënësve më të daluar të shkollave të bashkisë Roskovec.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)