Efektivet e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave pritet që të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë.
Burime i thanë Report Tv se po diskutohet për një vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor. Kjo bëhet me synimin për t’u qëndruar afër kategorisë që ka pagat më të ulëta në polici, e cila është çdo ditë në terren, nga kushtet e vështira të motit, deri te organizimi për protesta e manifestime.
Efektivët e policisë nga data 24 dhjetor, deri më 3 janar janë në shërbim me 12 orë në ditë, për të garantuar rendin dhe sigurinë në kuadër të festave të fundvitit, me një plan që përfshin qarkullimin rrugor, e deri te këqyrja e shesheve të festave, objekteve të kultit apo kontrollin e shtuar të personave që janë në kërkim dhe automjeteve të dyshimta. Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.
Efektivët blu janë një prej strukturave më të ngarkuara në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në korrik të këtij viti, Policia e Shtetit përfitoi rritje të pagave, por sërish nevoja për mbështetje vijon të jetë aktuale.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, do të miratohet edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, do të miratohet edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës.
Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë. Burime nga Ministria e Financave thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit.
Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.
Qeveria te jape pagen e 13 e mos te tallet me punonjesit e policise! Te beje ate qe bejne qeverite e vendeve te BE! Boll u tallet me policine!!!!
Përgjigju