Shumë emigrantë kosovarë kanë vërshuar për festat e fundvitit drejt Kosovës duke shënuar fluks lëvizjesh në Morinë dhe Vermicë të Kosovës.
Nga të dhënat mësohet së gjatë kësaj jave rreth 21 mijë e 100 emigrantë kosovare të cilët kanë hyrë në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Në doganën e Vërmicës emigrantëve u duhet të presin për t'u pajisur me siguracion 10 apo 15 ditor, ndryshe nuk u lejohet të futen në territorin e Kosovës e për këtë arsye dyhet të presin me orë të tëra në doganë.
Shkak për këtë bëhet kartoni jeshil me të cilin operojnë shtetet europiane përfshin të gjitha vendet përjashtuar Kosovën.
Ndërkohë në doganën e Morinës, nuk ka pritje dhe radhë pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar kalimin në kufi, duke shtuar personel dhe janë vendosur 6 sportele.
E ndërsa rruga e Kombit po monitorohet në vazhdimësi nga patrullat policore për të mbajtur nën kontroll qarkullimin normal të automjeteve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO