Kthimi i emigrantëve në Shqipëri për festat e fundvitit, ka bërë që qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet me trafik të rënduar.

Trafiku më i rënduar paraqitet veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës.

Në këtë aks rrugor qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, gjë e cila ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të trafikut.

Ndërkohë, Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve.