Në prag të festave të fundvitit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar masat për garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit në kryeqytet.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë ndëshkuar 529 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 389 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 256 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 346 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Gjithashtu, janë evidentuar 170 raste të mosrespektimit të radhës së qarkullimit dhe 87 raste parakalimi të gabuar.
Policia Rrugore bën me dije se janë arrestuar dhe ka nisur hetimi për 39 shoferë, si dhe janë bllokuar 20 automjete.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë/ Me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit në prag të festave të fundvitit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur ndjeshëm praninë e shërbimeve në terren, duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset kryesore, dytësore dhe nyjet lidhëse të kryeqytetit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative: Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara – 529 masa: Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 389 masa; Mosvendosje e rripit të sigurimit – 256 masa; Mosvendosje e kaskës mbrojtëse – 346 masa; Mosrespektim i radhës së qarkullimit – 170 masa; Parakalim i gabuar – 87 masa.
Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor: janë arrestuar/proceduar penalisht 39 shtetas; janë bllokuar 20 automjete.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Komente










