I gjithë fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri nga 15 dhjetorit deri në fillim të Janarit përkthehet në qarkullim të shtuar të monedhave të huaja dhe shpenzim parash në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme.
Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko shprehet se fluksi i të ardhurave ka qenë i kënaqshëm.
"Në qoftë se futen në territorin e Shqipërisë 110 mijë qytetarë emigrantë dhe 20 mijë të huaj dhe ata shpenzojnë secili nga 50-100 euro për 24 orë, kjo është një shifër shumë e lartë dhe fluks parash që hyjnë në ekonominë shqiptare", tha Ceko.
Operatorët turistikë thonë se 2020 i dha një shuplakë të fortë turizmit, ndërkohë krahasuar me hyrje-daljet në vitet para pandemisë shifra është e papërfillshme. Në një intervistë për Report Tv Besnik Vathi operator turistik u shpreh: Ky vit ndoshta nuka ka qënë ndër ato vitet e zakonshëm dhe me prurje të madhe.
"Qytetet italiane janë më të pëlqyera për porsinat që nisen nga Shqipëria drejt aeroportit të Rinasit", thotë Ferjolt Ozuni, operator turistik.
Destinacionet e preferuara mbeten vendet europiane, por dhe disa nga vendet e rajonit. Besnik Vathi ndër destinacionet e preferuara në rajon veçon Malin e Zi.
“Ekspertët turistik thonë se personat që kanë hyrë në Shqipëri janë kryesisht persona me dokumentacion të rregullt me leje qëndrimi apo me nënshtetësi në vendet kur punojnë e qëndrojnë”, shprehet ai.
Ekspertët turistikë thonë se hyrje-daljet nga Shqipëria nuk janë shoqëruar me probleme, pasi në këtë periudhë lëvizën kryesisht persona me leje qëndrimi apo me nënshtetësi në vendet ku punojnë e qëndrojnë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë
24 Dhjetor, 19:23
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor, 14:29
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51
-
Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve
23 Dhjetor, 13:37
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
Hyrje-daljet mund te jene te paperfillshme per ju,por jane shume kur behet fjale per pandemine.I shikoni si po rritet numeri i te infektuareve keto dite?
Përgjigju