Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Ansambli Myzeqeja, mbajtën mbrémjen e sotme në Fier, koncertin festiv “Shqipéri o Nëna ime” në nder të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nentorit, dy data shumë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Mbrëmja festive né teatrin “Bylis” dhuroi emocione të veçanta në një atmosferë ku tradita ndizet, zemrat gëzojnë dhe festat kombëtare marrin dritë. Këngët, vallet dhe ngjyrat kuq e zi ndezën skenën e teatrit “Bylis” duke i dhuruar publikut një pasqyrë të bukur të traditave dhe ngjarjeve historike.