Festat i kaloi në qeli, Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO! Kërkoi lirinë pas arrestimit për përfitim të 3.7 mln eurove nga Inceneratori i Elbasanit

Festat i kaloi në qeli, Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO! Kërkoi lirinë pas arrestimit për përfitim të 3.7 mln eurove nga Inceneratori i Elbasanit

Lefter Koka

TIRANË-Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka do të qëndrojë sërish në burg. Ai ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit pasi kërkoi lirinë dhe pretendoi për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë. 

Por Gjykata ka vendosur ndryshe, duke e lënë në qeli ish-ministrin Koka, i cili edhe festat e fundvitit i kaloi prapa hekurave.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keno: 02/01/2022 14:33

    Hajd o Lefter se burgu per burra eshte. Me tre dite brenda e po qahesh!? Po ti dhe koleget e tu nuk jeni burra. Jeni hajdut te rendomt xhepash veshur me kostum.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/01/2022 11:37

    O Koka , të lutem mos rri i vetëm merri me vete ata më lart !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë