Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor  Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, u zhvilluan aktivitete festive me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut. Aktivitete  në shenjë vlerësimi dhe përkujtimi për sakrificën sublime të punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës.

Në njërin prej këtyre aktiviteteve, konkretisht në  Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda.

Gjatë fjalës përshëndetëse Drejtues Madhor Ilir Proda theksoi: “Vlera më e madhe e organizatës sonë është jehona e sakrificës sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Vepra e tyre jehon ndër vite dhe të jeni të bindur që ata nuk ju mungojnë vetëm juve, por dhe organizatës për të cilën ata dhanë jetën. Faleminderit që jeni sot këtu! Pa dyshim që ju jeni pjesë e jona. Ju uroj festa të gëzuara, shëndet dhe mbarësi në familje. Gëzuar!”

Familjarëve të Dëshmorëve të Policisë, gjatë aktiviteteve në DVP-të, iu dhanë dhurata simbolike, shenjë kjo e kujdesit dhe mbështetjes konkrete nga Policia e Shtetit, për ta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/12/2024 02:04

    Bravo,nisme shume e bukur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'