230 persona në ditë ka shkuar numri i pacientëve që i drejtohen urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit, në këto ditë festash. Pavarësisht se nuk ka arritur piku i numrit të pacientëve, ky mbetet një numër i lartë për të vetmen urgjencë që ka spitali Rajonal i Durrësit, ku vijnë edhe traumat prej Rrogozhinës, Kavajës e rrethinave të këtyre bashkive duke përfshirë edhe Durrësin.
Hashim Zogu, shefi i Repartit të Urgjencës pranë spitalit të Durrësit në një intervistë për “Report TV”, pohoi se janë marrë një sërë masash organizative për të përballuar fluksin e pacientëve gjate këtyre ditëvë të fundivitit si dhe për natën e ndërrimit të viteve, por më e rëndësishmja është kryer, furnizimi i urgjencës me barnat e nevojshme e të domosdoshme.
“Në kuadër të festive të fundvitit janë marrë masat nga ana e Spitalit Rajonal të Durrësit, që këto festa të kalojnë shumë mirë, në mënyrë që të mos kemi mungesa në furnizimet me medikamentet dhe paisjet po ashtu edhe me autoambulancat. Personeli I spitalit por unë flas kryesisht për personelin e urgjencës, është mobilizuar dhe gjithë stafi mjekë dhe infermierë është në gadishmëri”, u shpreh mjeku Zogu.
Zakonisht natën e ndërrimit të viteve urgjenca e spitalit të Durrësit përballet me fluks pacientësh që vijnë kryesisht nga lëndime që marrin nga shpërthimet e lëndëvë piroteknike.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO










