Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Tirana vijon të përballet me trafik, i cili është rënduar edhe më shumë për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që janë kthyer në atdhe për festa. Pothuajse të gjitha rrugët dhe kryqëzimet kryesore janë të bllokuara nga trafiku. Për ekspertin rrugor, Arben Luzi shkak i trafikut të rënduar janë numri i lartë i semaforëve në kryqëzime.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, eksperti thotë se numi i lartë i semaforëve krijon bllokime në kryqëzime dhe pengesa për rrjedhjen e normalizuar të trafikut. Sipas tij, duhet të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime për këmbësorët.

Eksperti thotë se një tjetër problem që ka rënduar trafikun është ndërtimi i segmenteve rrugore të reja, të cilat janë ende në punë, duke sjellë bllokime të mëtejshme.

“Ne i kemi pasur rrugët më të vogla, me një korsi, tani janë bërë me dy dhe tre korsi. Por, nëse do i referohemi këtyre rrugëve, do shohim se janë të ngarkuara me semaforë. Në asnjë rrugë nuk ke një nënkalim ose mbikalim të këmbësore, kjo sjell pengesën e rrjedhjes së trafikut në mënyrë normale.

Duhet gjetur zgjidhje alternative, mbi lumin Lanë janë bërë ura të kalimit, mund të ishte gjetur zgjidhje më arkitektonike, që këmbësori të mos futje fare në rrugën e lëvizjes së mjeteve. Kjo sjell mbivendosje të mjeteve në kryqëzime dhe më pas bllokohen kryqëzimet.

Kemi edhe segmente rrugore në ndërtim dhe kjo sjell trafik. Semaforët janë pengesë për qarkullimin normal, duhen nënkalime dhe mbikalime të rakorduara”, thotë Luzi.

Një burim tjetër i bllokimit të trafikut, sipas ekspertit, janë vetë drejtuesit e mjeteve që nuk i zbatojnë si duhet rregullat e qarkullimit rrugor. Për këtë arsye, Luzi thotë se ndërhyrja e punonjësve të policisë është e domosdoshme për të menaxhuar situatën.

“Ne mbajmë të gjithë një makinë, makina të vret, por nuk marrim masa të edukojmë veten për të zbatuar rregullat e qarkullimit, trembeni vetëm nga fika e asaj gjobe, e policit. Nuk kemi edukatën qytetarë për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtuesit janë faktorët kryesorë. Në çdo segment rrugor, ndërhyrja e punonjësve të policisë është e domosdoshme se bëhet amulli e vërtetë, nuk i jepet përparësi atij që ka të drejtën, nuk japi përparësi kur s’ka sinjalistikë, në rrethrrotullim futet krahu i djathtë dhe i bllokon rrugën krahut të djathtë. Janë rregulla që nuk zbatohen nga drejtuesit”, vijon ai.

Eksperti apelon shoferët për më shumë ndërgjegjësim, ndërsa thekson e vendos edhe tek vështirësitë me të cilët përballen policët, për të cilët thonë se kanë prej korrikut që punojnë me orar të zgjatur.

“Shpëtimi është te ndërgjegjësimi dhe rritja e edukatës qytetare. Nuk duhet të drejtojmë mjetin në gjendje të dehur në këto festa. Ata kanë nga 12 orë që punojnë që nga korriku, duhet të jenë të freskët për të punuar. Situata në Tiranë ka qenë shumë e ngarkuar”, përfundon Luzi.

Për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar rendin gjatë festave, Policia e Shtetit ka shpallur një plan masash që do të zbatohet nga data 24 dhjetor deri më 3 janar 2025. Masat përfshijnë:
-Shtim të forcave të rendit në terren dhe monitorim me kamera në rrugët kryesore, objekte kulti dhe sheshe publike.
-Rritje të numrit të sporteleve dhe kontrolleve në pikat kufitare për të shmangur vonesat dhe për të goditur krimet ndërkufitare.
-Prezencë të shtuar të shërbimeve policore dhe kontrolle të automjeteve e ambienteve të frekuentuara nga shtetas me precedentë penalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loku: 26/12/2024 11:30

    ju "expertet" e famshem e keni ber lemsh tiranen, expert pa shkolle ose me mire e keni marr shkollen me lek. ne bangladesh dhe ne shqiperi kam pare qe nuk ka mbikalime shum, por rreth rrotullime me shumice, rreth rrotullime qe nuk respektohen nga asnje, ne astir i gjith bulevardi nuk ka asnje semafor, por rreth rrotullim qe behet lemsh, Ju expertet duhet te flisnit qe qeveria te bente investime ne transport publik, nentoke dhe mbi toke, tramvai, dhe normal qe ka trafik.... per te hyre ne tirane nga 3 korsi zvogelohet ne 2 korsi, expertet e leshit

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2024 02:54

    Po si ka shume semafore more /ekspert/!Nuk i shikon neper video turmat tufa-tufa te kembesoreve e turisteve qe presin te kalojne,per te mos folur ata qe futen mes trafikut aty-ketu e larg semaforeve.Shoferet edhe me semafore e nuk ndjekin rregullat.Sa here kane ndodhur aksidente ne vijat e bardha?!Sa here kane bere aksidente duke e ngare makinen kur drita ishte e kuqe dhe mos harro qe kembesori ne gjithe boten ka perparesi.Ky nuk eshte qytet me 200000 banore qe pak semafore nuk i prishin punen as kembesorit,as shoferit,ky eshte nje qytet i mbipopulluar,pertej limiteve te tij qe po arrin nje milionshin,semafore nuk ka mjaftueshem dhe ky trafik Kandahari eshte gjate gjithe vitit,po te shikoni videot e cdo stine.

    Përgjigju
  • Shark: 25/12/2024 16:33

    Nuk e perballojn rruget e tiranes te tille trafiku, nuk duhet shume tru per ta kuptuar. zgjidhja e vetme esht nga shqiptaret te mos qarkullojn pa nevoj, por shqiptari nuk e len dhe pordhet kur ka makin.

    Përgjigju
  • Goni: 25/12/2024 15:45

    Nuk zgjidhet trafiku ne qytet duke bere mbikalime si ne autostrade. Duhet bere metro korsi autobuzas dhe bicilkletash. Plus ne Europe ne qender me makine futen vetem banoret rezident.

    Përgjigju
    • Shark: 25/12/2024 16:34

      Metroja ka shum kosto, esht dicka qe shteti nuk e perballon

  • gaspër: 25/12/2024 15:42

    Teori idjotësh,trafiku rëndohet sepse nuk zbatohen semaforët nga shpellarët që deri dje ishin me gomar sot me makina të shtrenjta.Semaforët funksionojnë në gjith botën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen