Festë në fshatin shqiptar ku burra e gra prodhojnë rakinë më të mirë të manit

Për të dytin vit radhazi është festuar në fshatin Boboshticë të Korçës festa e rakisë, e cila synon të kthehet në një traditë.

Tradicionale e këtij fshati është rakia e manit dhe pas mbledhjes së këtij fruti banorët janë gati që të prodhojnë këtë pije të njohur jo vetëm për cilësinë por edhe për vetitë kurative. Kjo traditë e vjetër është e trashëguar brez pas brezi, ndërsa prodhimi i saj nuk realizohet vetëm nga burrat, por edhe gratë.

Promovimi i traditës së prodhimit të rakisë së manit, ndërthurur me gatimet dhe muzikën tradicionale, mblodhi në këtë fshat me dhjetëra vizitorë jo vetëm nga Korça.

Pjesë e festimeve ishte edhe kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo. Ai u shpreh se me ndërtimin e Muzeut të Rakise turistët që vizitojnë Korçën do do të kenë një tjetër atraksion për të parë.

"Bashkia e Korçës ka organizuar një ndër festat më të veçanta që është festa e rakisë. Ideja dhe qëllimi i festimeve është promovimi i produkteve të zonës dhe gjallërimi i fshatit. Shumë shpejt do të kemi muzeun kombëtar të rakisë. Do të jetë një muze unik. Dhe shpresojmë që me anë të tij nxisim turistët të vizitojnë edhe fshatin turistik të bashkisë", tha Filo. 

Rakia e Manit në këtë fshat turistik vazhdon të prodhohet në mënyrë artizanale duke ruajtur vlerat unike të tij.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 16/08/2019 23:12

    Na sille ndonje shishe ketej na Vlora se ne leprit pime raki tê keqe, nuk dime ta bejme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë