TIRANE- Puthje dhe përqafime fitoreje janë shkëmbyer në sallën e gjyqit, teksa gjyqtari Alaudin Malaj ka lexuar vendimin për lirimin e ish-guvernatorit Adrian Fullani. Ky i fundit teksa zhvillohej seanca gjyqësore ka qenë në tension dhe në fytyrë i dallohej zverdhja, kjo si pasojë edhe të gjëndjes së tij emocionale dhe ankthit në të cilin ndodhej. Mirëpo teksa gjyqtari Malaj përmendi prishjen e vendimit të shkallës së Parë të Tiranës dhe caktimin e masës së “arrestit në shtëpi”, në sallën e gjyqit është parë një përqafim fitoreje dhe puthje mes avokatit të tij Maks Haxhia dhe vetë Fullanit.
/Shqiptarja.com
VIDEO








