Festivali 'Marie Kraja' përzgjidhen
15 këngëtarë, nga 147 konkurrentë 

Festivali 'Marie Kraja' përzgjidhen<br />15 këngëtarë, nga 147 konkurrentë 
Edicioni i 14-të i festivalit operistik Marie Kraja ka mbledhur artisë nga e gjithë bota të cilët do të konkurrojnë në datën 31 Tetor dhe 1 Nëntor për çmimin e madh Marie Kraja. Festivali Operistik Marie Kraja në edicionin e 14 të tij.

 
Festivali Ndërkombëtar operistik Marie Kraja në edicionin e 14 të tij ka sjellë në Tiranë 15 këngëtarë të përzgjedhur nga 147 konkurrent që kanë bërë audicione në shtete të ndryshme të botës. Mes konkurrentëve të seleksionuara është vetëm një këngëtarë nga Shqipëria, mexosopranoja Irida Dragoti dhe një soprano nga Kosova Marigona Qerkezi. Pjesa tjetër e konkurrentëve është nga Gjermania, Turqia, Bullgaria, Italia, Maqedonia, Franca, Rumania, SHBA, Rusia e Greqia. Drejtoresha artistike Zana Çela u shpreh se këngëtarët do tu nënshtrohen dy garave ajo e e aries lirike si dhe ajo e këngës legjendë me dy orkestra.

“Festivali ynë është i njohur kudo. Nëse unë si producente do të përcaktoja kulminacionin e këtij edicioni do ta përkufizoja me këto fjalë, që këtë vit ai vjen maksimalisht i ndërkombëtarizuar në të gjitha elementët e tij. Çdo këngëtar do të prezantojë një arie natën e parë dhe një këngë dhe më pas juria do të përzgjedhë vetëm 8 finalistë për garën e arieve dhe më pas 8 finalistë për garën e këngës.”-u shpreh Drejtoresha artistike Zana Çela.

Festivali operistik Marie Kraja do të përbëhet nga dy juri njëra prej të cilave do të përzgjedhë fituesin e çmimit Marie Kraja dhe juria tjetër e përbërë nga 52 instrumentistët e Operas do të përzgjedhin fituesin e këngës Legjendë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje