Festivali Folkorik Shqiptar në New York, një flamur i shqiptarisë në SHBA


TIRANE, 17 Nentor/ATSH-Almarina Gegvataj/- Në Lehman Center for the Performing Arts në Bronx, u organizua nga Qendra Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare, "Zoja e Shkodrës", në Hartsdale, New York, edicionin e 24-t i Festivalit Folklorik Shqiptar.
Në këtë event artistik, ndër më të rëndësishmit për shqiptarët në Amerikë, mbajtur mbrëmjen e të dielës, u  performuan këngët dhe vallet e bukura shqiptare, u shpalosën kostume popullore nga të gjitha trevat shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, përfshi edhe Kosovën Lindore, edhe Çamërinë.
Misioni i këtij Festivali gjithëshqiptar është përpjekja për të identifikuar, dokumentuar e prezantuar folklorin mbarëkombëtar shqiptar, të mbajë të bashkuar komunitetin shqiptar, pa dallim feje apo krahine.
Festivali ka si qëllim edhe ruajtjen dhe përkrahjen e traditës muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron që ato të vazhdojnë të egzistojnë, të përcillen dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm.
Festivali i ofroi spektatorit shqiptarë por dhe amerikan, një buqetë të pasur të trashëgimisë folklorike mbarëkombëtare. Ky event, vazhdon të mbetet një flamur i shqiptarisë në SHBA.
Pjesëmarrja ishte e  gjithanshme. Organizuar nga kisha, por nuk është vetëm për katolikë. Organizohet në Neë York, por udhëtojnë pjesëmarrësit nga të gjitha shtetet e Amerikës.
Është një festival po nuk pushon së çudituri pjesëmarrësit me surpriza të përvitshme. Përbën një festë kulturore, që manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si pjesë identifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan. Krahas fëmijëve shqiptarë të lindur në SHBA, në Festival performuan  këngë e vall, e edhe këngëtarë profesionistë.  
Grupi i Vajzave "Rozofati" nën koreografinë e mjeshtres Angjelina Nika performoi  vallen e bjeshkëve dhe valle me motive nga Jugu , ndërsa Fondi i përbashkët Shqiptar në Nju Xhersi  solli valle me motive Strugane; Grupi i njohur i shqiptarëve të Bostonit"Bashkimi" nën koreografin e Mjeshtrit Bashkim Braho performoi valle me motive çame ndërsa të ftuar ishin edhe këngëtaret Merita Halili etj.
Festivali u mbyll me me këngën hymn "O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!", e sjell në skenën amerikane nga Gëzim Nika, Merita Halili, Hajro Ceka,  Agron Maqellara, Kino Gara, Nik Carku dhe Fitore Mamaqi.
Me rëndësi fakti që në këtë festival performuan këngë dhe valle shqiptare, fëmijët që kanë lindur në SHBA.
Ata ndjehen krenarë që përcjellin traditat shqiptare në këtë skenë gjigante, ku marrin pjesë rreth 3 mijë shikues. Vetëm në grupin e valleve të ansamblit "Rozafat" nën drejtimin e Angjelina Nika performuan 117 fëmijë, të lindur në SHBA, tregues ky  që të emocionon./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë