Festivali, Hong Kongu i jep
çimimin Firebird filmit “Burrnesha” 

Festivali, Hong Kongu i jep<br />çimimin Firebird filmit “Burrnesha” 
TIRANE- Filmi “Burrnesha” (Sëorn Virgin) me regji të italianes, Laura Bispuri fiton Çmimin “Firebird”, çmimin kryesor të kategorisë të regjisorëve të rinj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong (23 mars - 6 prill, 2015).

Vajza e re interpretohet nga Alba Rorhëacher, aktorja fituese e Çmimit Aktorja më e Mirë në Festivalin e Filmit në Venecia. Filmi “Burrnesha” premierën botërore e pati në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit, i cili u zhvillua në shkurt. Ky film i metrazhit të gjatë ishte në konkurrencë zyrtare për “Ariun e Artë” në festivalin e madh Berlinale, i cili u mbajt në datat 5 -15 shkurt 2015.

“Në qendër të filmit është Hana Doda, e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuar të lira si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme.

 “Varri në mal” (The Coffin on Mountain) e Xin Yukun mori një vlerësim të veçantë, për të njëjtën kategori, ndërsa filmi ‘K” nga DE Bulag dhe Emyr ap Richard fitoi Çmimin e Jurisë. “K”, i cili trajton fabulën absurde të Franc Kafkës për burokracinë, përmes një përralle moderne të luftës ekzistenciale kundër alienimit dhe autoritetit të dyshimtë, ishte kandidat për Çmimin “Fipresci”.

Në garën për dokumentarin më të mirë, Çmimi “Firebird” iu dha filmit “I Am the People”, që trajton dramën politike të Egjiptit, me regji të Anna Roussillon. Çmimi i Jurisë iu dha Du Haibin “Një patriot i ri”. “Rruga e Lumit” (Road River) e Li Ruijun fitoi Çmimin “SIGNIS” dhe “Feniksi” (The Phoenix) i Christian Petzold u vlerësua pozitivisht.

Prezantimi i çmimeve u bë nga aktorja Snadra Ng në një mbrëmje gala ditën e premte në Hong Kong. Festivali do të mbyllet të hënën, me një premierë nga “Porti i Thirrjes” (Port of Call) mister i një vrasjeje brutale, bazuar në ngjarje të vërteta në Hong Kong.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota