Festivali i filmit për gruan në Tiranë, Butka: 8 Marsi, jo vetëm një festë për piknik, por edhe kinema

Lufta e mentaliteteve dhe të së drejtës së gruas për t’u vlerësuar në vendin tonë është e kahershme. 1 në dy gra në Shqipëri përjetojnë të paktën një formë dhune, fizike, psikologjike apo seksuale gjatë jetës së tyre. Kjo epidemi dhune merr jetë, shkakton dhimbje dhe vuajtje të jashtëzakonshme.

Prandaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së bashku me Un Women në Shqipëri organizojnë për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Gruan në Shqipëri. 

 “Një aktivitet i ri që vjen në një moment shumë të veçantë, sepse prej kohësh në shoqërinë dhe mediet tona është trajtuar një tematikë, që më shumë se temë është kthyer në problematik, sepse dhuna ndaj grave, sensibilitete që janë të lidhura me pozicionin e femrës në Shqipëri janë bërë tepër të animuara. Ky festival sjell një mesazh të fortë, si një domosdoshmëri në trajtimin problematik, që trajtohet nëpërmjet artit dhe kinematografisë.

Kjo e fundit, krijon një impakt emocional, që mund të ndikojë në shtresëzimin e një kulture kolektive. Do doja që të shfrytëzoja rastin për të gjitha institucionet, publike dhe private, që të bashkojnë forcat edhe të krijojnë mundësi financiare për të mbështetur iniciativa të tilla. Dita e festës së grave mos të jetë një ftesë që merr trajtën e piknikut, por të trajtohet edhe në forume të tilla, siç është kinemaja” tha Ilir Butka, drejtor i QKK.

“Ajo që dua të theksoj është se nuk është vetëm Festivali i Gruas në Shqipëri, por që kjo është një temë universale, që ndodh në çdo vend të botës. Vëmendja ndaj dhunës ndaj grave edhe vajzave duhet që të jetë një prioritet në Shqipëri, sepse një ndër dy gra ka përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së saj. Vetëm vjet 5000 raste janë raportuar në polici. Në rajonin e Ballkanit Shqipëria është vendi me prevalencën më të lartë të dhunës me bazë gjinore, sidomos në zonat rurale” deklaroi Giuseppe Belsito, përfaqësues i Un Women.

Dokumentare dhe filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, nga kineastë vendas dhe të huaj, do të shfaqen në kinema Milenium falas.  “Vij nga një karrierë, ku nuk kam pritur që të reagojnë institucionet shtetërore, por kam reaguar, sepse kam besuar që secili njeri duhet të bëjë më të voglën për të ndryshuar këtë botë.

Ka ardhur koha që gruan mos ta shikojmë më si viktimë, sepse dhuna pjellë dhunë. Ka ardhur momenti që të jemi aktiv” tha aktorja Ema Andrea, e ftuar speciale.  Festivali do të zhvillohet nga data 8 deri në 11 mars në kinema. Disa nga filmat që do të prezantohen janë; “Tri dritare dhe një varje”, “Ivan” dhe “Ajo”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë