Festivali i RTSH, Ciko: Vëmendje
formës, jo përmbajtjes së këngës 

Festivali i RTSH, Ciko: Vëmendje<br />formës, jo përmbajtjes së këngës 
Ka përfunduar festivali i 55-të i këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Nata e fundit që u mbaj mbrëmjen e 23 dhjetorit u kurorëzua me fituesen Lindita Halimi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe ne Eurovizion.

Ndërkohë që festivali ka nisur të komentohet për mënyrën e prezantimit, për nivelin artistik dhe problemet të tjera, muzikanti i njohur Zhani Ciko e ka konsideruar festivalin e 55-të këngës si një përpjekje për të ruajtur traditën, por që nuk pati sukses.

Zhani Ciko që ka qenë pjesëmarrës me kontributin e tij artistik në dhjetëra festivale të këngës ka theksuar disa nga problemet e edicionit të 55-të:

"Kompleksiteti i punës me paraproduksionin më duket nga faza e paraqitjes deri tek realizimi në skenë duhet të jetë një cik më i plotë dhe më intensiv."

Ciko ka komentuar edhe veshjen e prezantueses, duke u shprehur se kjo gjë është bërë për të tërhequr vëmendjen.

Ndërsa thekson se një mënyrë e tillë prezantimi nuk duhet të përdoret në televizionin publik shqiptar. Ciko shprehet:
"Kur vjen tek puna e prezantimit këtu është aspekti më naiv sepse gjithmonë ka një dualitet, duhet të kemi prezantues që janë kompetentë që e njohin këngën apo duhet të kemi një imazh freskues që herë na gostit me një pjesë herë me një tjetër.
Kjo është një sëmundje e vjetër përgjithësisht, unë do të kujtohem edhe kur diskutohet sot për festivale që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij eventi të madh që nga festivali i parë, pastaj kur flitet për festivale të epokës më shumë flitet për problemet e jashtme ndërsa për këngën diskutimi është shumë i pakët."


Po cila do të ishte mënyra me mirë për të vijuar me sukses këtë trashëgimi kulturore që vijon prej më shumë se gjysmë shekulli.

"Ajo që e minimizon këtë ndikim është të vështruarit e këngës që në gjenezën e saj, çfarë sjell kjo në kontekstin e një kënge kur ndihet psikologjia shqiptare të paktën, nuk them kur ndihet bulza apo momente të marra nga zhvillimi i këngës, atëherë do të mohonim zhvillimin dh të drejtën për zhvillim, por një psikologji e brendshme, futja e autorit brenda. Kjo është detyrë e një përzgjedhje që e sheh këngën në prespektivë jo në momentin e sjellë."- theksoi Ciko.

Festivali i këngës u mbajt në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Organizatorët e festivalit kanë ftuar nga Kosova dy regjisorët e njohur Agron Vula dhe Astrit Idrizi.

Që prej vitit 2003  festival i këngës në radiotelevizionin publik shqiptar është i vetmi kompeticion që ka ekskluzivitetin e prezantimit të muzikës së lehtë shqiptare në Eurosong.

Në edicionin e 55 e ftuara e nderit ishte sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, ndërsa u kujtuar edhe ikona e festivalit të këngës Vaçe Zela.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre