Nxënësit në të gjitha gjimnazet në vend po përgatiten për Festivalin e Shkencës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nxënës të cilët po përgatisin projektet të cilat do të prezantojnë.
Sipas Ramës, kjo do të jetë një hap i ri që ushqen pasionin për dijen, kërkimin dhe inovacionin.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e bukur të kreativitetit të nxënësve që po bëhen gati për Festivalin e parë të Shkencës në gjimnazet tona, një hap i ri që ushqen pasionin për dijen, kërkimin dhe inovacionin, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Festivali i Shkencës synon të nxisë kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve, përmes projekteve inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë.
Një mundësi për nxënësit që të shprehin idetë e tyre dhe të eksplorojnë botën e shkencës.
Komente











