Festivali i XI në Bunk'Art1/ Justina Aliaj: Sa herë shihja festivalet thoja ‘Ndoshta vitin tjetër do këndoj…’ (VIDEO)

Një ditë e saj në Bruksel kurrë nuk është bosh. Si një artiste që i ka dedikuar jetën e saj artit, Justina Aliaj kalon një pjesë të madhe të kohës duke lexuar, shfletuar, dëgjuar muzikë të mirë.

Këto detaje ajo i tregon në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, në një bisedë shumë të sinqertë ku nuk mungojnë as rrëfimet për vështirësitë e para kur u largua nga vendi dhe jo për veten, por me qëllimin që fëmijët e saj të ndërtonin një jetë, ku ajo që do të bënin të mos i dënonte edhe ata.

“U largova nga Shqipëria me dhimbjen e madhe përsa i përket karrierës sime, që nuk është e lehtë me u zhvendos diku tjetër dhe me thënë: Ju lutem merrni në konsideratë aftësinë time. Por me gëzim të madh që i shpëtova fëmijët, nuk m’u dënuan. Sidoqoftë, fillimi ishte i vështirë të besoje se ka ardhur liria. Thoja që fëmijët të kenë sadopak dicka nga unë. Por ka qenë gjëja më e bukur në botë kur djali ka studiuar, por askush nuk e ka pyetur: A e ke patur nënën e dënuar?.”, shprehet artistja.

Me zërin që i dridhet Justina thotë se shpresonte vazhdimisht që të rikthehej sërish në festival. Gjithë dëshirën e akumuluar prej vitesh për të prekur magjinë që i falnin duartrokitjet e publikut këngëtarja e përmbledh me një fjali: “Sa herë shihja festivalin thoja ‘Ndoshta vitin tjetër do të këndoj’…

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka