Festivali/ Kultura dhe muzika arbëreshe 6 ditë për publikun kryeqytetas në teatrin metropol

Kultura, tradita, gjuha e mbi të gjitha muzika arbëreshe bëhen kryetemë në Teatrit Metropol. Prej 10 marsit, në skenë zë fill festivali “Metrosound”, nën drejtimin artistik të pianistit, multiinstrumentisit dhe kompozitorit Robert Bisha.

Dialogu i tij me etnomuzikologun Nicola Scaldaferri, e të tjerë studiues gjatë mbrëmjes së parë, pritet të hedhë dritë mbi kërkimet rreth muzikës arbëreshe dhe elementëve më befasues të saj. E natyrisht, që nuk do të mungojë në këtë festival as polifonia.

“Pjesët polifonike tradicionale që vijnë në datën 11, janë pjesë tërësisht unike”, thotë artisti.

18 marsi është mbrëmja e “Nostalgisë Arbëreshe”. Një koncert në Piano Solo i Robert Bishës, që muzikanti e konsideron si një homazh intim ndaj kësaj kulture.

“Do jetë e gjithë mbrëmja me momente mjaft të thjeshta e intime. Janë pothuajse kërkimet e mia ndër vite mbi etnomuzikologjinë. Po kësaj here dalim nga ajo që është etnomuzikologjia në thelb pasi ajo do të përcillet gjatë netëve të tjerë. Përgjatë ‘Nostalgisë Arbëreshe’ do të jetë pianoja instrumenti kryesor dhe i vetëm, por organikisht mund të ketë ndërhyrje”

Koncerti ul siparin në 19 mars dhe do të përfshijë edhe të tjerë artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Franca.  

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston