Koncert i muzikës klasike në kishën e Mërqisë në Lezhë! Pianisti: Një hapësirë e shenjtë në çdo kuptim

TIRANË- Një koncert i muzikës klasike  është zhvilluar në kishën ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në Mërqi të Lezhës, një risi kjo e sjellë nga pianisti i njohur Robert Bisha.

Pianisti thotë se vendosi të organizojë koncertin në këtë vend historik edhe pse kisha është  në restaurim  e sipër, duke tërhequr vëmendjen e shumë të pranishmeve qe ndodheshin aty për  të shijuar tingujt e muzikës klasike nga sallat e mbyllura në qytete. Mirëpo, kjo formë organizimi shihet edhe si një mënyrë e mirë për të promovuar vende historike siç është edhe kisha e Kuvendit të Arbrit. 

“Zakonisht këto bëhen në qytete  të madha Europiane,  por këta  kanë përzgjedhur që të shkohet edhe muzika klasike të bëhet dhe në periferi. Qëllimi është që te kjo qendër të bëhet  një vend ku dhe do ketë muzik  edhe ku do ketë kulturë  edhe ku  do ketë besim, ky vend e meriton edhe kemi nevojë për qendra  të kësaj natyre  të ringriten  te kjo pjesë  e historisë  të ndriçohet. Brezi  i ri do frymëzohen edhe do vazhdojnë ta ruajnë historinë, gjuhën, kulturën“,  tha Dom Nik Ukgjini, studiues

“Me të  vërtetë një hapësirë  fantastike  e shenjtë me të vërtet e shenjtë nga të gjitha aspektet. Shumica janë disa tematika të kompozitorëve që unë i marrë dhe i punoi dhe një ishte një kompozim i bërë  posaçërisht për këtu. Pjesa me çifteli ishte e improvizuar e kompozuar këtu edhe ajo gjithashtu. Janë për mua frymë jete frymë jetese duhet për të bërë“, tha Robert Bisha, Pianist.

Koncerti me muzike klasike në kishën e Kuvendit të Arbrit zgjati rreth 60 minuta, duke shërbyer si një sinjal i mirë që ky vendi historik të kthehet në një qendër për aktivitete të tilla kulturore.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës