Muzikë për Shqipërinë në pandemi, poliinstrumentisti Robert Bisha nesër në Shkodër

Tirana këto ditë mirëpriti, muzikantin e polinstrumentistin, që mban gjallë traditën e muzikën e folkut shqiptar përmes harmonizimeve me modernen. Poliinstrumentisti Robert Bisha erdhi në një bisedë me Edit Pulën, në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit të Resë.

“U krijua një ambient shumë i bukur, një përqafim në distancë. Gati dy orë folëm dhe luajtëm bashkë. Dimensioni i diskursit me Edit Pulën më dha kënaqësi që isha aty. Ndërthurja që unë po bëj janë kërkimet e mia me kalimet e viteve dhe dëshira për të bërë diçka përmes elementeve të folkut, sepse unë s’bëj folk, por marrë elementet, ngjyrat, intervalet dhe ritmet, ato që unë tashmë i kam në gjak”, rrëfen Robert Bisha.
Në rrugicën e Shkodër 'loces', që mban emrin e të parit kompozitor shqiptar, Palok Kurtit, Qendra Rinore "Arka", rikthen një nga pasardhësit. Edhe pse muzikantit Robert Bisha, duket sikur fjala rikthim i bie rëndë, pasi ai e ka të pamundur ta konceptoj veten të shkëputur nga vendlindja. Në gjirin e saj, e të publikut shkodran, gjen një energji e ngrohtësi të pazëvendësueshme, që i shërben për performancat edhe në skenat e huaja.

 “Jam shumë i emocionuar. Mezi po pres të shkoj në Shkodër. Do të kisha shumë dëshirë që të kishte publik edhe nga Tirana. Dashamirësit e artit të Qendrës Rinore “Arka” po e organizojnë me pasion edhe dëshirë. Nuk ka protagonizëm, si ato që unë i gjej shpesh këtu në Tiranë. Edhe përse Tirana më ka prit mjaft mirë, Shkodra ka çfarë me dhënë, por edhe ne kemi çfarë t’i japim Shkodrës”, rrëfen ndër të tjera artisti.

Koncerti i ndarë në dy pjesë, “Home Neverland” dhe “Këngët e oborrit t’Shkodrës” do të zhvillohet në Gjuhadol, mbrëmjen e datës 1 gusht ora 19.00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona