Festivali “Giffoni”, edicioni
i 9-të nis më 3 mars

Festivali “Giffoni”, edicioni<br />i 9-të nis më 3 mars
Shqipëria do të jetë “bërthama” e Ballkanit për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë, duke nisur nga ky edicion.

Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë “Giffoni” nis më 3 mars. Në qytetet kryesore të Shqipërisë do të projektohen plot 12 filma për fëmijë.

 Ndryshe nga vitet e tjera, festivali i vetëm i filmit për fëmijë dhe të rinj në Shqipëri “Giffoni”, do të zhvillohet në dy  pjesë të vitit; në mars dhe nëntor.

Ky edicion do të jetë i rëndësishëm edhe në aspektin e prezantimeve ndërkombëtare, pjesë e të cilave është edhe “Giffoni Shqipëria”.

Çdo vit formati i “Giffonit” ngrihet mbi një tematikë të caktuar.  “Giffon Shqipëri” është i vetmi festival i filmit për fëmijë dhe të rinj në vend, i cili që prej 8 vitesh çon filmin për fëmijë që qytete që nuk kanë kinema dhe tërheq vëmendjen për mungesën e gjatë të filmave për fëmijë në Shqipëri. 


Shkrimi u publikua sot(18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane