Feta buke me vezë dhe djathë në furrë nga zonja Albana

Feta buke me vezë dhe djathë në furrë

Përbërësit:

  • 4-5 feta buke
  • 2 vezë
  • 1/2 gotë qumësht
  • 100 gr sallam ose proshutë
  • 1 qepë e vogël
  • 1 spec
  • 1 domate
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall
  • Pak vaj ulliri / gjalpë

Përgatitja:

Në një tas të madh rrahim vezët me qumështin. Shtojmë pak kripë dhe piper. Vendosim fetat e bukës në përzierjen e qumështit dhe vezëve, duke u siguruar që të njomen mirë nga të dyja anët. Rreshtojmë fetat e bukës në një tavë furre të lyer me pak vaj ose gjalpë. Sipër tyre vendosim sallamin, specat, qepën dhe domatet. Mund t'i hedhim edhe pak djathë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15-20 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, dëshmon autori: Sapo u ul e qëllova me armë, më ofendonte! Tregon ku hodhi pistoletën

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, dëshmon autori: Sapo u ul e qëllova me armë, më ofendonte! Tregon ku hodhi pistoletën