Fidel Ylli nga Report Tv thirrje Dukës: Mos u fshih si struci, ke futur duart te paratë e FIFA-s, zullume prej 20 vitesh! Jep dorëheqjen dhe vendosu në dispozicion të drejtësisë

President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, njëkohësisht dhe një ish-deputet i dedikuar sportit, i ftuar në studion e ‘Report TV’, tha se zgjedhjet në FSHF janë kompromentuar ende pa u zhvilluar. Sipas Yllit federata po manipulon me zgjedhjet në shoqatat rajonale sepse Armand Duka ka frikë për korrupsionin e bërë në 20 vite.

“Nuk dua të flas vetëm si president i KOKSH-it që ka në përbërje edhe FSHF-në, por më intereson imazhi i sportit në përgjithësi. Këto zgjedhje janë pa filluar të kompromentuara sepse një kanmdidat duhet të shkojë të takojë anëtarët që do votojnë, por nuk dihet se kush janë. Kjo sepse dalin më shumë anëtarë Kështu ndodh ku s’ka lista. Këtu ka një manipulim të pastër. Armand Duka nuk lëshon sepse ka frikën e zullumeve që ka bërë në një 20 vjet pa auditime. Qeveria ka dhënë 30 milionë dollarë për futbollin. Atë nuk po e sulmon politika, por aksioneri i klubit të Tiranës që është Erion Veliaj. UEFA dhe FIFA i ka dhënë 2 milion dollarë për pandeminë që nuk dihet se ku janë?”-tha ai.

I angazhuar për të larguar Dukën është Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili ka hyrë në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës. I pyetur se si mund të largohet Duka nga FSHF Fidel Ylli përgjigjet:

“Nuk mendoj se Veliaj ka për qëllim të rrëzoj Armand Dukën. Ne duam që sporti të ketë imazh të mirë, që të mos shesë ndeshje. UEFA e dënoi Skënderbeun ndërsa FSHF jo. Presidenti mos t’ia shesë kompanisë së tij të drejtat televizive, Super Sportit. Keni Gotech poshtë stadiumit. Supersporti ka dhënë Superligën, si mund t’ia jap unë kompanisë time të drejtën? Ky është i ngatërruar në shumë probleme. Ka bërë zullume që do ti hapen petë. Shyqyr që më në fund prokuroria u zgjua dhe do të hetojë. Tirana Metush Seferit i ka borxh 500 mijë dollarë, por lekët që vijnë në FSHF i çojnë në emër tjetër,”-deklaroi ai.

Fidel Ylli tha se ka patur kontakte së fundmi me Dukën, ndërsa përmes Report TV i bëri një thirrje:

“Unë i kam bërë thirrje Dukës që të japë dorëheqjen. Mos e mer në qafë futbollin, por jep dorëheqjen sepse do ta keshë më të lehtë duke dhënë dorëheqjen. Më mirë të japësh llogari te prokuoria se sa të mbrohesh te UEFA dhe FIFA. Kush qeveri po të sulmon?! Ajo që të ka bërë stadiumet, apo ajo që të ka dhënë tokë të ndërtosh zyrat te ish-kompleks ish-dinamo dhe që i takonte KOKSH-it? Mos u fsheh si struci, duke thënë ‘qeveria, qeveria’. Kjo qeveri ka qenë më dashamirëse se të gjitha. Ju duhet të largoheni se nuk jeni transparent, nuk jeni i duhuri për të vazhduar sportin në Shqipëri, me fusha si ajo e Labërisë. Ke futur dorën te thesi i parave që jep FIFA. Shumë shpejt do krijojmë gjykatën sportive, ose KAS-in shqiptar, që do jetë brenda dy muajsh gati,”-u shpreh ai.

A do ndikojnë zgjedhjet te një dënim që mund të japë UEFA apo te organizimi i finalës së Conference League?

“Conference League nuk ka lidhje me këto zgjedhje sepse futbolli është sporti më popullor. Unë mendoj që kjo i bën dëm jo Armand Dukës sepse është milioner, por i bën dëm sportit. Edhe kur kandidoi Bashkim Fino kishte tetë shoqata të parregjistruara në gjykatë. Edhe Blater me Platini i kishin votat, por një ditë i hynë shërbimet e huaja. Dukën nuk do ta shpëtojnë as shoqatat rajonale, që janë punonjës në federatë dhe votojnë për të. Mua më intereson që mos të kemi më sherre në sport. Jo si FSHF-ja, që i bën zgjedhjet fshehtas, nuk tregon listat, tani bën fushatë duke thënë se do bëjë fusha,”-deklaroi Fidel Ylli.

Presidenti i KOKSH foli edhe për Lojrat Olimpike Dimërore ku Shqipëria do të përfaqësohet me një sportist në sportin e skive.

“Shqipëria kishte objektiv për të shkuar me katër sportistë. Deri në javët e fundit ishin në garë sepse kishte gara çdo javë, ndërsa si përfundim Deni Xhepa fitoi me pikë. Do në përfaqësojë në ski alpine dhe Slalomin gjigand. Patëm fatin e keq që një sportiste e jona u dëmtua dhe theu klavikulën.

Deri dje përfaqësoheshim me një sportist që ishte ne Itali dhe shkonte në garë, ndërsa tani kemi një ekip fëmijësh për ski. Kemi takuar prindërit e këtyre fëmijëve dhe u kemi thënë ‘se e mira juaj është të përfaqësoni Shqipërinë. Xhepa përshembull ka lindur dhe është rritur në Itali, por në ceremoninë e hapjes do përfaqësojë Shqipërinë,”-tha Fidel Ylli.

Prej disa vitesh në KOKSH ka patur përplasje të mëdha mes ish-presidentit dhe ish-sekretarit, por kohët e fundit sherret i kanë lënë vendin zakonshmërisë së punës.

“KOKSH-i ka gjetur veten, ka shmangur shrret dhe ka krijuar një frymë bashkpunimi. KOKSH nuk bën sport, bën strategji, projekte. Ne nuk financohemi nga ministria, por u çojmë projekt atyre dhe mundohemi që federatave ti hapim derën. KOKSH punon 7 ditë të javës sepse kemi shumë projekte, si psh sporti në shkolla që qeveria i ka dhënë 5 milionë euro. Kjo punë bëhet me federatën e basketbollit dhe volejbollit. Është një projekt shumë i madh që krijon shumë burime njerëzore dhe infrastrukturore. Ne kemi krijuar një njësi, një agjensi, që do na promovojë aktivitetin live. Kjo që prindërit të mos pagujnë para në kurse private, se janë këpucët, atletët, bluzat, trajnerët. Ndërsa ne do pagujmë trajnerët, gjyqtarët, koordinatorët dhe gjyqtarët. Janë 446 palestra në të gjithë Shqipërinë, pra ka një lloj infrastrukture. Do jenë 16 mijë fëmijë që në Shqipëri do merren me sport, mbi 400 trajnerë dhe ne kemi dëshirë që kjo mos të ndalojë më. Qeverinë do ta bindim që paratë e taksapaguesve KOKSH-i nuk i bën rrush e kumbulla,”-u shpreh ai.

Pse mungon futbolli në këtë projekt?

“Edhe futbolli do jetë në vazhdim,. Por ata kanë vetë mundësi si federatë për ta organizuar, buxhet, sepse s’ka fusha futbolli kudo. Pra mungon infrastruktura, ndërsa basketbolli dhe volejbolli ka. Ministria do pagujë ‘Check-up’ për këto sportistë sepse do kontrollohen të gjithë fëmijët që do luajnë,”-përfundoi ai.

 

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per sport te paster: 31/01/2022 17:56

    Z.Ylli ne sport ka pas ka dhe do te kete mashtrim dhe korrupsion duke filluar me futbollin e duke vazhduar edhe me sportet r tjera per mashtrim dhe trukim te redultateve sportive,ku sportistet japin rezultatin perkates ne vend kur dalin ne arenen nderkombetare rezultatet nuk i afrohen fare atij te vendit.prandaj duhet te shkoni ne gara sportive me gjygjtar te pakopromentuar nga presidentet perkates

    Përgjigju
  • Froline: 31/01/2022 16:32

    Vetem keshtu mund te ecim perpara, pa mashtrim e korrupsion, jemi nder vendet e para ne bote me nje numer te vogel popullsie por me numrin me te madh te korropsionit duke filluar le presidentin aktual te Albanistanit ilir metaj qe per cudi jep leksion shqiptarve mbi korrupsion

    Përgjigju
  • Lipo: 31/01/2022 14:40

    Hajde thirrje hajde. Provat dergohen ne Prokurori, nuk behet kjo pune 'amam jep doreheqjen se ke vjedh miliona'. Ktu kane shku ne burg per mospagese dritash e 1 cigare hashash. Rrumpalle

    Përgjigju
  • Ollga: 31/01/2022 13:40

    Le te besojme se Duka i FSHF eshte i korruptuar. Le ta besojme maxhorancen dhe Veliajn qe jane leshuar ne nje sulm te planifikuar per kapjen e "ishullit te fundit"! Thjesht, duke pare kete lajm, kete fytyre, lind pyetja: a nuk eshte Ylli nje biznesmen? Ish deputet i PS? Ish militant i PD? Ish zyrtar policie? Ish truproje e ish nje kryeministri? Nje shembull i "gjalle" se si nje i korruptuar ngjit shkallet e suksesit??? A do kete ndonje hetim per kete? Ndonje koment nga Veliaj???

    Përgjigju
    • Gripi: 31/01/2022 17:33

      Sakte!!!!

    • ludmillamalaj: 31/01/2022 14:44

      E njeh ujku cakallin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari