Fier/ 12 denoncime për shantazh në rrjetet sociale nga janari deri në 15 mars, të prekur grupmosha 13-16-vjeç, psikologë dhe avokatë ngrenë alarmin për bullizmin

Bullizmi në rrjetet sociale është kthyer në një fenomen tepër shqetësues i cili ka prekur të gjitha grupmoshat në qarkun e Fierit. Pjesa me e madhe e rasteve kanë të bejnë me  publikimin e fotove me mbishkrime fyese, publikimin e fotove intime, apo dhe hapjen e adresave false. Për psikologen Krisalda Sauli, shkaqet janë të shumta duke filluar nga mungesa e empatisë, xhelozia, nevoja e madhe për t’u hakmarrë dhe mungesa e kontrollit prindëror tek fëmijët e grupmoshës 13-16 vjec.

Pasojat tek viktimat e bullizmit janë afatgjata, duke filluar me ndjenjën e turpërimit, poshtërimit, frikës dhe të izolimit. Informimi dhe ndërgjegjësimi janë ndër mënyrat më efikase të parandalimit.

Ndërkohë për kryetarin e Dhomës së Avokatisë Fier, Ermal Hamataj fatkeqësisht denoncimet në polici nuk e ndërpresin paligjshmërinë sepse klasifikohen si vepra të lehta që nuk e detyrojnë arrestimin e abuzuesve.

12 denoncime per shantazhe online jane regjistruar prane Drejtorise Vendore te Policise Fier qe nga janari i vitit 2025 e deri më sot duke i dhene permasa shqetesuese ketij fenomeni. Sipas informacionit të marrë pranë seksionit të krimit kibernetik grupmoshat me te prekura jane 13- 16 vjeç por nuk mungojnë as të rriturit 40-50 vjeç. Ndërkohe që platformat me më shume fyerje e shantazhe janë instagrami dhe Tik- Tok. Ky i fundit tashmë është mbyllur në Shqipëri, ç’ka pritet të ketë ndikim pozitiv në ‘klimën dixhitale’.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit