FIER - Një postim në rrjetin social Snapchat është bërë shkak për një konflikt i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm, mes dy nxënësve në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha' të Cakranit në Fier.
Sherri ka ndodhur në orën 08:30 në ambientet e oborrit të shkollës.
Sherri i nisur mbrëmjen e djeshme në rrjetin social Snapchat ka degraduar mëngjesin e sotëm në oborrin e shkollës ky dy 17 vjeçarët janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas 17 vjeçari B.D, ka goditur me thikë biçak në krah bashkëmoshatarin e tij Y.Xh. Ky i fundit u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti është parë nga dy mësuese të cilat kanë qenë dëshmitare,ndërkohë që 17 vjeçari është shoqëruar në qendrën shëndetësore të Cakranit disa metra larg.
17 vjeçari ka marrë 4 plagë në trup.
Ndërkohë B.D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.
'Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle). Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.', njofton policia.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkolla ka edhe roje edhe oficer sigurie, ndërsa është hera e parë që ndodhin konflikte të tilla në këtë shkollë. Në shkollën ku ndodhi ngjarja sapo kanë mbërritur edhe përfaqësues të Prokurorisë Fier.
Lajmi ne perditesim...
Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes.
Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm.
Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran , Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa dhe se ka marrë 4 plagë.
“E sollën këtu mësues dhe nxënësit,shokë e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu I majtë. Ishte goditur me mjete prerëse. Kishte hemoragji, iu ndalua dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas u nis për mjekim të specializuar në spitalin e Fierit”