Fier – Marlind Ymeraj 25 vieç ka tentuar vetëvarjen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Fier.

Lajmi konfirmohet nga spitali i Fierit ku pohojnë se 25 vjeçari Ymeraj është në gjendje kome.

Pasi ka dalë nga kjo gjendje ai është çuar në spital në Tiranë.

Mësohet se ai ka tentuar të varet me çarçafë. Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut, të cilët kanë bërë të mundur transportimin e 25 vjeçarit në drejtim të spitalit të Fierit. 

Marlind Ymeraj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Pas operacionit, ai është zgjuar nga gjendja e komas dhe më pas është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com