Më shumë se 250 fëmijë, nxënës të shkollës 9-vjeçare Mbrostar Ura Fier, vuajnë mungesën e sistemit ngrohës në ambientet ku ata zhvillojnë mësim. Nëpër klasa ekzistojnë soba të sjella aty nga ish komuna Mbrostar, si dhe furnela elektrike. Por nëse për të parat mungon lënda drusore, për furnelat elektrike nuk arrijnë të krijojnë ambient të ngrohtë për shkak të shkëputjes së herpashershme të energjisë. Nxënësit pohojnë se kanë ftohtë në këto ditë dhjetori.
Në Drejtorinë Arsimore Bashkia Fier pohojnë se janë në dijeni të këtij fakti. Brenda këtij muaji ppohojnë në bashki me miratimin e projektbuxhetit do të filloj furnizimi me lëndë drusore për shkollat për të garantuar një mbarëvajtje të sistemit shkollor
/Shqiptarja.com