FIER- Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në një automjet tip "Volkswagen", të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, në Fier. 39-vjeçari Julian Balliu, banues në Tiranë, është gjetur i pajetë rreth orës 11:20.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes
Komento