FIER- Një 46 vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Cakran të Fierit. Mësohet se viktima është Gramoz Memaj.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të Memajt vetëm pak metra larg banesës së tij. 46 vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit nga i biri por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga të dhënat e para mësohet se Gramoz Memaj ka marrë disa plagë në bark.
Policia arrestoi disa orë më vonë shtetasin, Feim Veizaj, që dyshohet të jetë autor i ngjarjes, i cili ka pranuar autorësinë e krimit, por është shprehur se e ka vrarë gabimisht.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com