FIER- Ndërprerja e energjisë elektrike në disa sektorë të naftës të kompanisë Albpetrol nga CEZ ka lënë në terr rreth 600 familje në fshatin Visokë në Patos të Fierit. Shkak është bërë një debi prej rreth 6 milion dollarësh që Alpetrol ka ndaj CEZ Shpërndarje, ndërsa energjia u ndërpre që prej ditës së djeshme.

Për pasojë, pa drita janë edhe banorët e fshatit Visokë, ku shtrin aktivitetin Alpetrol, të cilët furnizohen me energji nga kabinat elektrike të kompmanisë. Jashtë kameras banorët tregojnë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike dhe kjo ndërprerje nuk është aspak e drejtë, nga ana e CEZ shpërndarje. Për rrjedhojë, edhe dhjetëra biznese kanë pezulluar punën, duke u shkaktuar atyre një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Nga ky fakt është penalizuar edhe një tjetër kompani koncesionare Trans Oil Grup Sha. Sipas kreut të kësaj kompanie Vangjel Çomo ndaj Alpetrolit paguhet çdo muaj vlera e shpenzuar dhe nuk është e drejtë që nga kjo situatë të ndëshkohen kompanitë tjera që furnizohen nga kjo zonë.

80 puse nafte tanimë kanë pezulluar punën, ndërsa kjo situatë përbën rrezik edhe në stacionet e pompimit.

(sg/shqiptarja.com)