FIER- Kanë shkuar në dasmë dhe vetëm pas një dite shumë prej dasmorëve, mes tyre dhe fëmijë tyre i janë drejtuar spitalit, pasi kanë shfaqur simptoma të helmimit.
Në Pediatrinë pranë spitalit të qytetit të Fierit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 17 fëmijë me prindërit e tyre, ndërsa shume të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, duke e çuar në 90 numrin e të helmuarve.
Mësohet se të helmuarit ditën e diel kishin qenë në një dasmë në fshatin Gorishovë të komunës Cakran të rrethit të Fierit, ndërsa simptomat helmimit u janë shfaqur pas 24 orësh.
Sipas njërit prej pjesëmarrësve në dasmë, i cili së bashku me katër pjesëtarët e familjes tij përfunduan në spital pas dasmës, shenja helmimi kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë ndërsa thekson se helmimi ka ndodhur për faj të kuzhinierit.
Ndërkohë, drejtori i spitalit, Dhimitër Dhamo shprehet se stafi është vënë në gatishmëri të plotë.
Një pjesë e të helmuarve janë paraqitur pranë qendrës mjekësore të Cakranit. Po priten rezultat e analizave për zbuluar shkakun e helmimit.
Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com