Fier- Një aksident i trefishtë dhe i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.
Nga kjo përplasje ka pasur bilanc me 4 persona të plagosur pa rrezik jete, mes tyre tre pasagjerë, si dhe u goditën 36 kokë bagëti (dele), të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën në ato momente.
Pamjet, siç shihet edhe në videot që ka nisur gazetari i Report TV dhe Shqiptarja.com, janë tronditëse, teksa dallohen qartë bagëtitë e goditura dhe përgjakura në rrugë, si dhe disa mjete të ndalura, e me dëmtime të pjesshme.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit që u bë shkak i karambolimit.
Policia vendore konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.
“Automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Fierit.
Teksa sqarohet se “gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
-
Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia
22 Nëntor, 16:58
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Aksident në aksin Petovë-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, 1 në gjendje të rëndë! Dërgohet drejt Traumës
20 Nëntor, 18:23
-
Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori
20 Nëntor, 17:49
Po rruga eshte per delet apo per makinat? Duhet kuptuar njeherē e mirë se bagëtia nuk mund të dale në rruge, eshte shkelje e rregullave, transferimi apo transportimi duhet me mjete të posaçme. Ndryshe...prisni aksidentin e radhës...
PërgjigjuGjynah delet dhe këtij pronarit që ju bë dëmi. Kini kujdes! Ecni avash o njerez se nga shpejtësia vetëm dëme ka. Po sikur të kishte njerëz në rrugë ose të bëheshin dëme në njerëz.
PërgjigjuDmth, shkak eshte shpejtesia e larte dhe jo rruga totalisht pa ndricim dhe delet ne mes te rruges?!
Përgjigju