FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur dosjen e ekstradimit në Itali të biznesmenit Arben Gropa, dhe ka referuar materialin në Prokurorinë e Përgjithshme për nisjen e procedurave të dorëzimit të Gropës tek italianët. Vendimi është marrë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë urdhëroi ekstradimin në Itali të Arben Gropës, pronarit të tavernës “Pelikani” në Fier.
Burime pranë Prokurorisë së Përgjithme thanë se shumë shpejt vendimi i gjykatës së Apelit Vlorë do t’i dërgohet Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, pasi ai ka firmën përfundimtare lidhur me ekstradimin e shtetasve shqiptarë drejt Italisë. Momentalisht Arben Gropa është në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërkohë që mësohet se avokatët mbrojtës të tij i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs ku kërkojnë rrëzimin e ekstradimit të Arben Gropës.
Njëherësh është kërkuar dhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të Apelit, deri në momentin kur të shprehet me një vendim Gjykata e Lartë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com